Thirrje për aplikim SEE Cinema Network

Të nderuar producentë!

Ju informojmë se janë hapur thirrjet për aplikim në SEE Cinema Network – sezoni 2017.

  • Projekte kinematografike të metrazhit të gjatë (për zhvillim) që kanë bashkëprodhim me të paktën një nga shtetet e SEE CN.
  • Projekte kinematografike të metrazhit të shkurtër (për prodhim)

Jeni të lutur të paraqsni projektet tuaja pranë QKK-së. Projektet filmike duhet të paraqiten në anglisht sipas rregullores së SEE CN.

Dosja që përmban dokumentat e listuar në rregulloren sipas zhanrit përkatës i dërgohet QKK-së në adresën info@nationalfilmcenter.gov.al dhe info.qkk@gmail.com brenda datës 30 shtator.

Rregulloren e plotë të SEE Cinema Network, dokumentat dhe formularin e aplikimit për shkarkim, i gjeni duke klikuar në linkun e mëposhtëm:

SEE Cinema Network – Documents

Proçedura e aplikimit:

  1. Dosja e aplikantit dërgohet me email në QKK
  2. QKK kontrollon dosjen për parregullsi
  3. Dosja u dërgohet me email përfaqësuesve të vendeve anëtare të SEE CN.
  4. Në mbledhjen e nëntorit, përfaqësuesit e vendeve anëtare diskutojnë dhe votojnë mbi projektet.
  5. Pas shpalljes së projekteve fituese (1 projekt nga çdo vend anëtar), SEE CN fillon proçedurat për lidhjen e kontratës me producentin e deleguar të projektit.

Për çdo informacion, paqartësi apo ndihmë, ju lutem të më kontaktoni gjatë përgatitjes së dosjes.

Me respekt,

Majlinda Tafa

Marrëdhëniet me Jashtë & Shtypin

QKK

 

English Version

The Albanian National Center of Cinematography announces the open call for applications for the 2017 season at SEE Cinema Network.

Application for support may be filed for:

  • Short film production
  • Feature film development

at info@nationalfilmcenter.gov.al and info.qkk@gmail.com until September 30, 2017.

For any information or help, please contact me during the application process.

Majlinda Tafa