KOMISIONI PËRZGJEDHËS PËR KANDIDATURËN SHQIPTARE NË OSCAR

“Komisioni i përzgjedhjes së filmit shqiptar për kategorinë e filmit më të mirë në gjuhë të huaj” në garën vjetore të “Academy of Motion Picture, Arts and Sciences”, ngrihet nga QKK me qëllim identifikimin e filmit qe do te perfaqesoje Shqiperine në garën vjetore për “Oscar”.

Anetaret e komisionit perzgjidhen nga kryetari i QKK-se

Të gjithë anëtarët e këtij komisioni duhet të jenë shtetas shqiptarë.

Ky Komision duhet të përzgjedhë një film i cili përmbush kriteret e “AMPAS” për kategorinë e Filmit në gjuhë të huaj, çfarë do të thotë që, filmi kandidat duhet të ketë qenë në maxhoritet në produksion dhe elementët kryesorë artistikë të filmit, te jene realizuar nga shtetas shqiptarë apo nga persona me rezidencë të përherëshme në Shqipëri.

Filmi i përzgjedhur duhet të jetë përfaqësues i vlerave më të mira të kinematografisë shqiptare.

Çdo shtet mund të kandidojë vetëm me 1 film për këtë kategori.